Paraditen e sotme është dorëzuar në policinë e Shkodrës Edmond Nika që u shpall mbrëmjen e djeshme në kërkim për vrasjen e Zef Gjinit pasditen e djeshme dhe plagosjen e djalit të tij Gjin Gurit që ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Advertisements
Ai ka mohuar që të ketë marrë pjesë në këtë ngjarje. “Nuk kam lidhje me ngjarjen dhe kam qenë gjithë ditën e djeshme në kamera”, është shprehur 28-vjeçari në polici.
Tre persona të tjerë janë në kërkim. Zef Guri 73 vjeç u ekzekutua në vend, Gjin Guri 46 vjeç, djali i tij arriti që të shpëtonte.
Advertisements
Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jenë konfliktet për kanabisin nisur nga e shkuara e djalit të viktimës.