Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku zbardhi në një deklaratë për mediat disa nga vrasjet dhe krimet të tjera të realizuara nga grupi i drejtuar nga Leart Haxhiu.
Advertisements
Mes tyre ata janë autorë të dyshuar edhe për vendosjen e eksplozivit në biznesin e Bashkim Rajkut babait të reperit Rigels Rajkut i njohur nga të gjithë si Noizy.
“Vendosja e eksplozivit në datën 8.06. 2022 në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku në qytetin e Durrësit me autor të dyshuar Leart Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahia ose Arapi, Erisjano Abedini, tre të parët nga Lushnja, ndërsa Erisjano Abedini nga Tepelena”,-tha Rrumbullaku.
Advertisements
Ky megaoperacion filloi pasi Artan Tafani, i cili është arrestuar në Lushnje disa ditë më parë si autor i grabitjes së një pike këmbimi valutor në Astir të Tiranës, ka zbardhur 6 vrasje të kryera me pagesë nga grupi i Leart Haxhiut.