Vetëm në 48 orët e fundit, në Shqipëri kanë ndodhur tre vrasje dhe dy plagosje me armë zjarri.
Advertisements
M.B në Rrëshen u ekzekutua me breshëri plumbash, po ashtu edhe F.D në Sukth dhe mbrëmjen e kaluar u vra një 74-vjeçar, me inicialet Z.G në Dukagjin.
Ndërsa plagosje me armë zjarri pati në Malësinë e Madhe po ashtu dhe në Dukagjin u plagos shtetasi me incialet Gj.G.
Advertisements
Për këto ngjarje, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka heshtur, duke mos thënë asnjë fjalë.
Mëngjesin e sotëm ministri ka zhvilluar një vizitë në Elbasan ku ka folur për paketën e sigurisë në shkolla, duke anashkaluar krimet e rënda brenda një kohe shumë të shkurtër.
“Ne do bëjmë ç’është e mundur që brenda këtij perimetri të mos ketë shpërndarës, por kjo mund të na ndodhë në lagjen ku ju jetoni. Unë doja t’ju ftoja që të jeni misionarë të bëjmë një fushatë kundër përdorimit të lëndëve narkotike tek fëmijët. Pjesa tjetër janë fenomene si bullizmi, apo fenomene që duhet t’i luftojmë të gjithë së bashku. Kjo luftë nuk mund të fitohet pa mbështetjen e nxënësve, stafit arsimor, që dhe më kanë shkruar duke e përqafuar këtë paketë. Suksesi i saj varet shumë nga krijimi i një koalicioni kombëtar pa asnjë dallim për ta çuar para. Policia ka përgjegjësinë kryesore, por nuk ja del dot e vetme. Ky front kundër përdorimit të lëndëve narkotike do jetë ndër frontet kryesore”, u shpreh Balla nga Elbasani