“Kam kry punë, e hodha në det…”! Pista e re për vrasjen e nipit të “Arapit të Durrësit”

Një vrasje me armë zjarri tronditi Sukthin në mesnatë. Viktima është Fatjon Dervishi 38-vjeç. Viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe në Shqipëri nuk ishte person me precedent të mëparshëm penal.

Advertisements

Dervishi jetonte në Gjermani, ku ishte i martuar me një rumune dhe kishte dy fëmijë. Kishte pak ditë që kishte ardhur. Pista ku po heton policia dhe prokuroria për momentin janë konfliktet e të vëllait, që e ka në burg nëse kemi të bëjmë me hakmarrje.

Fatjon Dervishi rezulton që të jetë vëllai i Fatbardh Dervishit (Dodës). Më 3 Janar të vitit të kaluar, Fatbardhi plagosi me armë zjarri të dashurën e tij Edis Koroveshi 24 vjeçe.

Advertisements

Fatbardh Dervishi u arrestua më pas në Spanjë. Sipas autoriteteve iberike, përveçse e konsiderojnë shumë të rrezikshëm, ai është drejtuesi i një grupi kriminal që maskohej me uniforma policie dhe kryente grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge.

Ai u arrestua nën akuzën e vjedhjes së automjeteve, falsifikim dokumentesh, armëmbajtje pa leje, trafik droge, grup kriminal, etj. Dervishi u akuzua edhe nga Liza Malshi, nëna e të zhdukurit në vitin 2018 në Spanjë Tauland Malshi, se kishte gisht në zhdukjen e këtij të fundit.

Nëna e të riut tregoi se ishte telefonuar nga shoku i tij Edmir Vlashi i cili i kishte thënë se më 25 gusht 2018, ishte telefonuar nga Fatbardh Doda dhe se Fatbardhi i kishte thënë Edmirit: “Mos e kërko më shokun tënd pasi unë kam kry punë me të dhe e kam hedhur në mes të detit në Malaga”. Një tjetër pistë lidhet me faktin se viktima është nipi i Kep Arapit të Sukthit, një emër i njohur për drejtësinë.

Artikulli paraprakI shiti bombol me helium një vajze e cila pas konsumit përfundoi në spital, shpallet në kërkim 23-vjeçari
Artikulli tjetër“I ke qarë me lot”, Luizi provon gatimin e Kiarës, reagimi i këngëtarit është epik