Foshnja 9-ditëshe vdes në spital, prindërit kallëzojnë Albana Ficon dhe Eliona Demaliajn

Dy prindër kanë kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, drejtoreshën e QSUT-së Albana Fico dhe drejtoreshën e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Eliona Demaliaj.Ky kallëzim ka ardhur pasi prindërve u ka ndërruar jetë foshnja vetëm nëntë ditëshe.

Advertisements

Oraneës raporton se babai, shtetasi A.D thotë se pas disa orësh u konstatua se fëmija kishte probleme me oksigjenimin ku pas ekzaminimeve u shikua e nevojshme ti bëhej kontroll i zemrës. Ai shton foshnja rezultoi me Transpozicion të enëve të mëdha të aortës së zemrës.

“Mjeku më tha që duhej bërë ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale koronare për zgjerimin e venave me qëllim lehtësimin e qarkullimit të oksigjenit në trupin e fëmijës. Çdo minutë që kalonte, rrezikonte jetën e fëmijës dhe ndërhyrja ishte urgjente. Mu sugjerua se ilaçi për trajtim nuk gjendej në sektorin publik, dhe se duhej të kërkoja privatisht”, thotë në kallëzim babai i foshnjës.

Advertisements

Qytetari që humbi foshnjen 9 ditëshe, ka kallëzuar zyrtarët e institucioneve për shpërdorim detyre dhe thotë se e ndërmori këtë iniciative në mënyrë që të merren masa që prindër të tjerë të mos gjenden në të ardhmen në situatë të tillë.

Artikulli paraprakMe telefon në dorë? Përmbyset makina! 22-vjeçari vdes në lule të rinisë
Artikulli tjetërPolici i Rrugores zbulon gjobën e majme që merr nëse hedh cigaren nga dritarja e makinës