Me telefon në dorë? Përmbyset makina! 22-vjeçari vdes në lule të rinisë

Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në trafik në rrugën Dragash-Radish, mëngjesin e së mërkurës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mos respektimit të rregullave në trafik.

Advertisements

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën Dragash – Radish pati një vetaksident të trafikut dhe si pasojë vozitësi ka humbur jetën. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të celularit. Viktima është mashkull i moshës 22-vjeçare.

Automjeti ka qenë me targa vendore dhe viktima ka humbur kontrollin mbi automjet. Si pasojë e plagëve, mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merret Njësia e Trafikut”, ka bërë të ditur Gashi.

Advertisements

Artikulli paraprakStuhia e fuqishme godet Greqinë, meteorologia Lajda Porja zbulon nëse do të preket Shqipëria: Situata mbetet…
Artikulli tjetërFoshnja 9-ditëshe vdes në spital, prindërit kallëzojnë Albana Ficon dhe Eliona Demaliajn