Detaje të tjera kanë dalë për Fatjon Dervishin 38-vjeçari që u vra mesnatën e ditës së djeshme në Durrës.
Advertisements
Viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe në Shqipëri nuk ishte person me precedent të mëparshëm penal.
Ndërkohë gazetarja Kloida Gjuzi, bën me dije Dervishi jetonte në Gjermani, ku ishte i martuar me një romune dhe kishte dy fëmijë.
Advertisements
Mësohet se atje kishte një biznes që ishte i jashtligjshëm, ku me të ardhurat që merrte atje synonte të ndërtonte një local në Durrës, por për fat të keq nuk ia arriti të realizonte dëshirën e tij.
38 vjeçari është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në Katund Sukth tek shinat e trenit në Durrës. Ngjarja u shënua pak pas mesnatës (27 shtator). Dervishi ka ndërruar jetë në spital.