Vrasje me armë zjarri në Sukth, 38-vjeçari humb jetën në spital. Detajet nga ngjarja e rëndë

Një 38-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Sukth mesnatën e së martës

Advertisements

Viktima Fatjon Dervishi u transportua në spital për ndihmë mjeksore. Por i riu nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ndodhi në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri 38 vjeçarin.

Advertisements

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.

Artikulli paraprakHoroskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Artikulli tjetërEmri/ U qëllua për vdekje me armë zjarri në Sukth, kush është 38-vjeçari që humbi jetën!