Në 2021 i vunë tritol në lokal/ Kush është Gjin Guri, e shkuara kriminale e shënjestrës së atentatit në Dukagjin

Në vitin 2021, Gjin Gurit i është vendosur një sasi lënde shpërthyese në një lokal që ai kishte në pronësi

Advertisements

Gjin Guri dhe babi i tij, Zef Guri ishin shënjestrat e atentatit të ndodhur pak më parë në Dukagjin.

Teksa Zef Guri ndërroi jetë pas breshërisë së plumbave, Gjin Guri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Advertisements

Nuk dihet ende shkaku i atnetatit, megjithatë, kjo nuk ëhstë hera e parë që Gjin Guri është shënjestër e një atetnati.

Më 15 nëntor të vitit 2021, Gjin Gurit i është vendosur një tritol në lokalin e tij në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, në Dukagjin. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale, ndërsa autorët mbetën të pazbuluar.

Pronari i lokalit që ishte shënjestër e sulmit me lëndë plasëse, është një person me precedent penal, sepse është dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Ndërkohë, në vitin 2015 Gjin Guri u arrestua sërish nga Policia e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në kuadër të operacionit “Bjeshkët”.

Asokohe Gjin Guri ishte një person në kërkim ndërkohë që dyshohej edhe si personi që qëlloi ndaj Policisë në një aksion të efektivëve 6 vite më parë për të mbrojtur parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me grupet e FNSHsë Shkodër, mbi bazën e një plani operacional të mirorganizuar bënë të mundur kapjen në banese te personit të shumëkërkuar në fshatin Shosh, Dukagjin, shtetasin Gjin Guri, 38 vjeç”, njoftonte Policia më 27 shtator 2015.

Artikulli paraprakKush është në listë? 5 shenjat më punëtore të horoskopit!
Artikulli tjetërBabai u vra, djali u plagos, policia ngec në rrugë: Shkak terreni i vështirë