Gazi që të bën për të qeshur”, Thoma flet për pasojat e konsumimit të oksid-azotit: Nga humbja e perceptimit deri tek ndjesitë e paralizës, nëse jashtë bie shi, iu duket sikur është diell

Mjekja toksikologe, Esmeralda Thoma tregon pasojat e rrezikshme për shëndetin që mund të shkaktojë tek të rinjtë përdorimi i këtij gazi.

Advertisements

Thoma shpjegon se ky gaz njihet si gazi që të bën për të qeshur, por që me përdorimin e tij mund të ndryshojë edhe perceptimi për realitetin.

Ndër të tjera pasoja toksikologia rendit edhe humbjen e ekuilibrit, apo edhe paralizën e gjymtyrëve.

Advertisements

“Ky gaz në rrugën e përdoruesve njihet si gazi që të bën për të qeshur.

Me kalimin e kohës ndryshon perceptimi i realitetit. Po e shpjegoj në vija të trasha, nëse jashtë po bie shi, nga konsumimi i kësaj lloj droge duket sikur është diell.

Me kalimin e kohës jep humbje të ekuilibrit. Dëmton perceptimin për çdolloj situate. Sigurisht varet nga sasia që konsumohet.

Çështja e humbjes së ekuilibrit ka të bëjë me humbjen e perceptimit, pastaj shkaktojnë një ndjesi paralize në gjymtyre, që njerëzit e perceptojnë sikur kalojnë insekte të ndryshme mbi trup,” tha Thoma në studion e News24

Artikulli paraprakHabit Rezart Veleshnja: Jam gati të bëj 6 vite burg për…
Artikulli tjetërReshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në vend, era e fuqishme bëhet shkak për dëmtimin e linjave elektrike