Në Angli e bëjnë të sigurt, Broja do të marrë vendin e titullarit te Çelsi nëse…

Armando Broja u rikthye në fushë për Çelsin që pas atij dëmtimi të rëndë në dhjetor të vitit të shkuar. Edhe pse në lojë, shqiptari nuk mundi të ndihmonte skuadrën e tij nga disfata kundër Aston Vilës.

Advertisements

Gjithsesi rikthimin e Brojës e shohin si diçka pozitive te kampi i “Bluve”.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, Nikolas Xhekson mund të humbasë vendin e titullarit nëse nuk bind në sfidën e radhës kundër Fulhemit.

Advertisements

Broja do ta nisë nga stoli këtë takim në fundjavën e ardhshme dhe nëse arrin të bindë trajnerin Poçetino, atëherë ai me shumë mundësi do të jetë titullar i padiskutueshëm deri në janar, kjo pasi në merkaton e ardhshme Çelsi do të bëjë çmos për të blerë një sulmues.

Kjo është diçka e mirë dhe për Kombëtaren shqiptare, pas i më shumë minuta në këmbë për Brojën do të thoshin më shumë mundësi zgjedhje për Silvinjon në formacionin kuqezi.

Artikulli paraprakVajza e policit të vrarë prek me fjalët për babain: Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush
Artikulli tjetërPërfundon në spital aktorja e njohur