PS fiton zgjedhjet në Kukës, qytetarët: Video-skandali i Gjicit nuk ndikoi tek votat

Qytetarët kuksianë kanë folur për mikrofonin e Euronews Albania, pas fitores së Albert Haliljat në zgjedhjet që u zhvilluan ditën e djeshme në Kukës.

Advertisements

Ata janë shprehur se Halilaj e meritonte fitoren, ndërsa shtuan se video-skandali i Safet Gjicit pak muaj më parë në zyrën e Bashkisë, ku u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale nuk ka ndikuar në votat e tyre.

Sipas tyre vota e tyre ka shkuar vetëm për kandidatin pa marrë parasysh atë që ka ndodhur më parë.

Advertisements

“E prisnim deri diku rezultatin. Siç duket kanë punuar shumë. Kandidati ka një opinion shumë të mirë. Me zhvillimet e mëparshme menduam se do të ndryshonte rezultat por siç duket nuk ndodhi ashtu.

“Zgjedhjet shumë të qeta shumë të mira, ka fituar më i miri. Ka ndikuar kandidati, djalë i mirë shumë.

“Kandidati ka qenë faktor kryesor në zgjedhje. S’ka lidhje ajo që ka ndodhur”-theksojnë ata.

Artikulli paraprakPërfundon procesi i numërimit në Kukës, fiton socialisti Albert Halilaj
Artikulli tjetërDetaje të reja/ Si u vranë burrë e grua në shtëpi?