Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rezultatet e derimëtanishme të kandidatit të PS në Kukës, Albert Halilaj.
Advertisements
Në reagimin e tij Rama thekson se Halilaj ka një avantazh të pakthyeshëm prej pothuajse 3000 votash, i cili sipas Ramës do të thellohet dhe do të shkojë deri në kurorëzimin e fitores.
Në mbyllje të komentit, Rama falenderon të gjithë qytetarët e Kukësit që i kanë besuar PS.
Advertisements
“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin. FALEMINDERIT KUKËS, FALEMINDERIT TË GJITHËVE”, shkruan Rama.