Debat mes dy personave dhe përplasje me njësinë “Shqiponja” në Laprakë, 2 të arrestuar, njëri prej tyre polic në Vlorë, ja se çfarë u sekuestrua

Një punonjës i Policisë së Vlorës u shoqërua dje nga kolegët e tij në Tiranë, pasi kundërshtoi me një person tjetër me fjalë dhe dhunë një patrullë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Policia e Shtetit raportoi se efektivi me inicialet R.M., së bashku me shtetasin L.M. po debatonin mes tyre në rrugën “Lord Bajron” në Laprakë, rreth orës 12:30, kur pranë tyre kaloi një patrullë e “Shqiponjës”. Efektivët dyshuan se njëri prej tyre mbante pistoletë në çantën e tij. Pasi u kërkuan të identifikoheshin, R.M. dhe L.M. kanë kundërshtuar dhe janë përplasur me patrullën “Shqiponja”. Më pas, u dha njoftimi dhe për patrullat e tjera policore, të cilët mbërritën dhe shuan ngjarjen. R.M. dhe L.M. u shoqëruan në një komisariat të kryeqytetit. Në cilësinë e provave materiale, uniformat blu sekuestruan një pistoletë dhe një thikë. Çështja ka kaluar për shqyrtim te Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Nuk dihet se për çfarë kanë debatuar të shoqëruarit në komisariat.

Advertisements

Njoftimi i Policisë së Shtetit për ngjarjen në Laprakë
“Më datë 24.09.2023, në rrugën ‘Lord Bajron’, në Laprakë, rreth orës 12:30, shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, kanë konstatuar dy shtetas duke debatuar me njëri-tjetrin, dhe njëri prej të cilëve mbante një çantë, në dukje me një send në formën e armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë janë afruar dhe kanë kërkuar nga dy shtetasit që të identifikoheshin, por dy personat kanë refuzuar të përgjigjen, dhe kanë kundërshtuar me fjalë dhe fizikisht punonjësit e Policisë. Ndodhur në këto rrethana, shërbimet e Policisë kanë kërkuar mbështetje dhe më pas është bërë shoqërimi i tyre në komisariat. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit quhen L. M., dhe R. M., (shtetasi R. M. është punonjës Policie në DVP Vlorë). Për ndjekjen e mëtejshme të këtij rasti është duke kryer veprime AMP”, bëri me dije Policia e Shtetit.

Artikulli paraprakMoti sot: Vranësira dhe reshje shiu, por sa do të zgjasin?
Artikulli tjetërKukës/ Përfundon numërimi në 45 kuti