Zjarr masiv në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihet nga flakët fabrika e bojërave

Këto janë pamjet që vijnë mbrëmjen e kësaj të shtune nga autostrada Tiranë-Durrës.

Advertisements

Një fabrikë bojërash raportohet të jetë është përfshirë nga flakët për shkaqe momentalisht të paqarta.

Ministria e Brendshme, në një reagim për mediat bëri thirrje që të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.

Advertisements

“Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës. Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset”, thuhet në reagimin e ministrisë./tvklan.al

Artikulli paraprakSaliu ndihet i trembur, por s’po bën asgjë që të tregojë që është i pafajshëm
Artikulli tjetërSituatë kritike në fabrikën e bojrave, flakët po rrethojnë shtëpitë, dëgjohen shpërthime të njëpasnjëshme