E FUNDIT/ Zjarri në Patos del jashtë kontrollit

Foto ilustruese

Ka marrë përmasa të mëdha vatra e zjarri në Patos. Deri tani është shkrumbuar nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj dhe pemë frutore, ndërkohë që në prangat e policisë ka rënë dhe autori i zjarrvënies.

Advertisements

Në vendngjarje për neutralizimin e flakëve ndodhen mjetet zjarrfikëse, shërbimet e policisë Fier dhe disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Situata është ende jashtë kontrollit, ndërsa pranë zjarrit ndodhen dhe disa puse nafte. Banorët e zonës të alarmuar nga kjo situatë pohojnë se ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur largimin e rrezikut nga banesat dhe puset e naftës, ndërkohë që është përfshirë nga flakët nenstacioni elektrik.

Advertisements

Ndërkohë, për shkak të zjarrit OSSH është detyruar të stakojë energjinë elektrike, si masë e nevojshme sigurie.

Artikulli paraprakUpss! Dua Lipës i ndodh incidenti i papritur në skenë, këngëtarja…(Video)
Artikulli tjetërSaliu ndihet i trembur, por s’po bën asgjë që të tregojë që është i pafajshëm