Kush e publikoi video-skandalin e Safet Gjicit? Flet avokatja: Alma e ka…

Video-skandali i ish-kryebashkiakut Safet Gjici tronditi vendin disa muaj më parë, teksa mbetet ende mister kush është personi që e publikoi i pari videon.

Advertisements

E ftuar në “Breaking”, avokatja e Alma Kaçit, e reja që shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me Gjicin, Natasha Velia Pelliccione deklaroi se personi që e ka dekospiruar këtë video është mik i Kaçit.

Ajo shtoi se video nuk duhet të bëhej virale, por sipas saj, Kaçi është tradhtuar nga një mik i afërt.

Advertisements

“Personi që e ka bërë publike videon nuk po ndiqet penalisht. Nuk mund të flas më tepër se kush është ai sepse kjo i takon hetimeve. Alma e kishte mik dhe ishte në kuadrin e besimit.

Sigurisht e njihte atë person, por nuk më takon mua të flas më tepër për këtë gjë. Video ishte realizuar në kuadrin e investigimit dhe nuk duhet të bëhëj virale”, tha avokatja.

Artikulli paraprakDurrës: Burri ‘ia dredh’ bashkëshortes sy për sy me një grua 5 vite më të madhe
Artikulli tjetërDëshmia ‘b*mbë’ e Dumanit: Renato Çami ofroi 1.2 mln € për vrasjen e “Ben Qimes” dhe Dokles