Plagosi efektivin e policisë, del para gjykatës Klered Bozhanaj

Paraditen e kësaj të shtune, ka nisur seanca gjyqësore për Klered Bozhanajn, autorin e plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Alleshi, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në kryeqytet.

Advertisements

Bozhanaj do të njihet nga gjykata me masën e sigurisë.

Në foton e mësipërme shihet se si efektivi Alleshi plagoset në këmbë, jashtë ambienteve të një lokali dhe më pas hyn brenda duke çaluar.

Advertisements

Autori 42-vjeçar Klered Buzhani u arrestua një ditë pas ngjarjes.

Teksa ishte duke patrulluar me motor, së bashku me tre kolegë të tjerë, efektivi Edlir Alleshi dhe kolegu i tij, Ted Koldashi konstatojnë 42-vjeçarin, i cili ishte veshur sportiv. Pasi pa prezencën e policisë shtetasi është larguar me nxitim.

Efektivët i bënë thirrje që ai të ndalonte, por Buzhani është shprehur duke thënë “ikni ore, na lini rehat” dhe është larguar.

Artikulli paraprak“Të mbys, të degjeneroj! Më ha k***n”- I mori 10 mijë euro një shtetasje, arrestohet mashtruesi që hiqej si “prokurori” i SPAK
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh? Vihen në ‘sitë’ blogerët dhe personazhet e TikTok-ut, ja për çfarë bëhet fjalë