McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë

Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka reaguar pasi ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili sipas dokumenteve në gjykatë, u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri. Gjithashtu ish-agjenti i lartë pranoi edhe lobimin kundër një partie rivale të Edi Ramës në Shqipëri që nuk përmendet me emër, por që supozohet se është PD-ja nisur nga ajo që ndodhi më pas.

Advertisements

“Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar. Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha” shkruan Basha në reagimin e tij.

I pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, Charles McGonigal kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”. McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga zoti Duçka.

Advertisements

Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare. Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së, i cili më pas është bërë subjekt hetimi në Shqipëri për origjinën e parave. Më 26 shkurt 2018, zyra e FBI-së në Nju Jork hap zyrtarisht hetime të përqendruar tek lobisti amerikan me kërkesën dhe nën udhëzimin e McGonigal.

Artikulli paraprakForcohet leku, ja me sa këmbehen euro dhe dollari sot në Shqipëri
Artikulli tjetërLejoi kalimin në port të një personi në kërkim ndërkombëtar, arrestohet oficeri i policisë