Shkatërrohen 6 banda kriminale në Spanjë, 197 të arrestuar, mes tyre shqiptarë(Video)

Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar 197 persona, pjesë e disa grupeve kriminale droge. Në kuadër të një operacion të Europolit, Eurojus-it dhe DEA-s, u sekuestruan 4934 kilogramë kokainë, 1790 kilogramë rrëshirë hashashi, 1316 kilogramë sytha marihuanë, 1,73 kilogramë heroinë, 53 kilogramë lëndë sintetike, 3300 pilula ekstazi, 28 armë zjarri, 38 bizhuteri me vlerë të lartë, 57 automjete, tre gomone, prona të ndryshme me vlerë rreth 12.000.000 euro dhe është bllokuar një llogari prej 10.000.000 euro.

Advertisements

Mes 197 të arrestuarve për trafik droge, ka shtetas shqiptarë, nga Gjermania, Algjeria, Belgjika, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Danimarka, Sllovakia, Spanja, Estonia, Finlanda, Franca, Irani, Irlanda, Italia, Letonia, Libani, Lituania, Maroku, Nigeria, Holanda, Polonia, Mbretëria e Bashkuar, Rumania, Rusia, Serbia, Somalia, Suedia, Zvicra, Ukraina, Uruguai dhe Venezuela.

Po ashtu raportohet se mes të arrestuarve janë gjashtë anëtarë të organizatave të rrezikshme kriminale me kapacitet të lartë për të kryer veprimtari të krimit të organizuar në Evropë.

Advertisements

Artikulli paraprakHumb jetën 32-vjeçari në Tiranë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Artikulli tjetërÇfarë është “droga në tullumbac” dhe pasojat e rënda që sjell?! Trendi po çmend rininë shqiptare