E fejuara e futi në kurth, i dashuri e mbyti me litar/ “Kopsitet” dosja e vrasjes

Një histori intime e nisur mes 19-vjeçares Tina Pajollari dhe Martin Çeços, është bërë shkak për mbytjen me litarin e jonxhës dhe më pas hedhur në rezervuarin e fshatit Kolanec, të 26-vjeçarit Çeço. Martin Çeço ngacmonte nëpërmjet telefonit duke i kërkuar të krijojë lidhje dashurore me Martina Pajollarin, banore e fshatit Marjan, të cilën Valter Mollaj, e kishte të dashur.

Advertisements

Motivi i këtij krimi të ndodhur në 21 qershor 2022, ka dalë pas hetimeve 14 mujore të zhvilluara nga prokuroria e Korçës, e cila tashmë ka mbyllur dosjen, duke marrë të pandehur për këtë krim të rëndë 4 persona.

Tina Pajollari, Valter Mollaj, personi i cili kishte lidhje dashurie me Tinën, djali i xhaxhait të Valterit, Edlir Mollaj, dhe çobani i lopëve të Valterit, Bleti Angjo, janë arrestuar dhe vënë nën akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Advertisements

Sipas hetimeve të kryera, mbytja me litar e Martin Çeços është bërë nga Valter Mollaj në bashkëpunim me dy miqtë e tij, i cili këtë krim e ka kryer për motive xhelozie.

“…Valteri, Edliri dhe Bleti shkojnë në fshatin Kolanec me makinën fuoristradë të tij dhe marrin Martinin. E kishin futur në makinë, dhe e kishte mbytur me litar, duke i dalë nga mbrapa dhe duke tërhequr litarin rreth qafës se tij derisa kishte rënë poshtë dhe pastaj e kishin hedhur në ujin e rezervuarit…” – thuhet në dosjen hetimore.

Pjesë e kësaj vrasje ka qenë dhe vajza Tina Pajollari, e cila sipas prokurorisë ka qenë prezente, kur tre burrat kanë mbytur dhe më pas hedhur në rezervuar trupin e Martin Çeços. Pajollari ka qenë personi që ka nxjerrë nga shtëpia viktimën dhe më pas ai është kapur nga tre personat, të cilën e kanë mbytur me litarin e jonxhës./ Elton Qyno

Artikulli paraprak“Tronditet” Euro/ Leku po rikthehet fuqishëm!
Artikulli tjetërFitoi 300 mijë euro nga shitja e drogës, prokuroria kërkon 3 vite burg për të riun shqiptar