“Ndal”! Policët: Ja si u qëllua kolegu me pistoletë në Tiranë

Autori i plagosjes së efektivit të policisë Edlir Alleshi mbrëmjen e djeshme në zonën e Kinostudios në Tiranë është ende në kërkim.

Advertisements

42-vjeçari Klered Bozhanaj nuk është arritur që të vendoset pas hekurave nga policia që vijon kërkimet dhe negocimin me familjen për ta bindur që të dorëzohet.

Efektivi u qëllua teksa ishte së bashku me patrullën “Shqiponja” duke bërë një verifikim të një sinjalizimi se në atë zonë po shpërndahej lëndë narkotike.

Advertisements

Njëri prej kolegëve të policit që u plagos ka deklaruar se shkuan me shpejtësi në zonën e Kinostudios pas informacionit se në lulishten aty pranë po shpërndahej lëndë narkotike.

Gjatë kontrolleve kanë konstatuar Klered Bozhanajn, i cili sapo ka parë patrullat është larguar me vrap.

Efektivët e policisë i kanë thirrur duke i bërë shenjë që të ndalonte, por ai u përgjigj duke qëlluar me armë drejt policit Edlir Alleshi dhe u arratis në rrugicat e lagjes duke përfituar nga errësira.

Klered Bozhanaj është kthyer së fundmi nga Italia. Policia tha se është me probleme të theksuara depresioni dhe vendosi 20 mijë euro shpërblim për cilindo që jep informacion për vendndodhjen e tij.

Artikulli paraprakKjo do të jetë dita më me fat e muajit tetor për secilën shenjë të horoskopit
Artikulli tjetërAksident i frikshëm në vend, furgoni merr para këmbësoren