Masakra e Bradasheshit, Dumani zbulon bashkëpunëtorin më të ngushtë, jep dhe emrin e të vëllait

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, i cili po bashkëpunon me SPAK për zbardhjen e disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale, së fundmi ka rrëfyer një tjetër detaj mbi atë që njihet si masakra e Bradasheshit.

Advertisements

Sipas raportimeve, përballë hetuesve të BKH-së, Dumani ka pohuar se në atentatin e trefishtë në Bradashesh, ku u ekzekutua Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt dhe një shtetas turk ka qenë i përfshirë edhe vëllai i tij, Dashamir Dumani.

Sipas tij, për këtë ngjarje vëllai i tij ka informacione dhe se vetëm ai mund të japë sqarime më të detajuara për atentatin që tronditi jo vetëm Elbasanin, por të gjithë vendin.

Advertisements

Në deklarimet e tij Dumani është shprehur se vëllai i tij ka marrë pjesë në këtë ngjarje.

Gjithashtu, gjatë ballafaqimit që ka patur me Fatos Gosën, një nga të arrestuarit e dosjes “Plumbi i Artë” si informator në ekzekutimim e Andi Zylyfit në Peqin, Dumani ka treguar përpara hetuesve, se ai ka patur rolin e informatorit edhe në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit në Elbasan.

Por, Gosa e ka kundërshtuar atë, duke u shprehur se ai nuk ka informacion me këto ngjarje dhe se nuk ka asnjë njohje me Nuredin Dumanin. Por, përpara hetuesve ai nuk e ka mohuar njohjen me Talo Çelën. Ai është shprehur se ka një lokal në Peqin, ku aty mblidhenin gjatë fushatave për takime zgjedhore.

Artikulli paraprak“Ligji nuk njeh realitetin dhe dramën që përjeton Shqipëria”, reagon e revoltuar Tabaku: Çdo bëj pensionisti me 50 lekë në ditë?
Artikulli tjetërI mori jetën tragjikisht bashkëkombasit nga goditjet e kaçavidës/ 47-vjeçari shqiptar ‘gojëkyçur’ para hetuesve, nuk pranon…