Në nisje të seancës së sotme plenare të parlamentit, gazetarët i bënë një “pritë” në hyrje të godinës Lulzim Bashës. Kryetari i PD-së së vulës iu shmang pyetjeve për numrin e deputetëve që ka në krah. Madje u acarua duke iu drejtuar gazetarëve me fjalët “mos bërtit, lëre zhurmuesin”.
Advertisements
“Për minimumin jetik. Kostoja e jetës. Emigracioni masiv. Nuk merremi me tallavatë dhe me lojërat e vogla për interesa të vogla. PD do të fokusohet tërësisht vetëm tek problemet e qytetarëve. PD për një vit e gjysmë ka qenë nën sulm.
Ditë për ditë me njerëzit dhe për njerëzit. Koha ku merreshin më njëri-tjerrin në kurriz të shqiptarëve ka marr fund. Aleanca e kullave nuk do e mbajë peng PD” tha Basha dhe u largua duke mos u dhënë përgjigje pyetjeve të gazetarëve.
Advertisements