Tmerr për 64-vjeçaren në Greqi, shqiptari e rrahu e më pas tentoi ta përdh*nonte

Momente makthi ka përjetuar një grua 64-vjeçare në Zakynthos, e cila siç ka raportuar para autoriteteve ka qenë viktimë e një rrahjeje dhe tentative përdhunimi nga një 65-vjeçar shqiptar të martën e kaluar.

Advertisements

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 17:00 të pasdites në zonën e Ano Gerakarit. Siç u ankua 64-vjeçarja (edhe kjo nga Shqipëria), burri e sulmoi, e rrahu dhe më pas tentoi ta përdhunonte. Mirëpo ai nuk ka arritur ta përfundojë veprën e tij të sëmurë pasi është vënë re nga një kalimtar i rastit dhe është larguar me vrap.

Pas sulmit, gruaja u transferua dhe qëndron në spitalin e Zakynthos për ndihmën e parë, ndërsa 65-vjeçari u gjet dhe u arrestua për tentativë përdhunimi, lëndim fizik, kanosje dhe fyerje.

Advertisements

Artikulli paraprakSot mbahet seancë parlamentare, Bardhi kërkesë urgjente Nikollës: Fut në rend dite edhe… (Dokumenti)
Artikulli tjetërQëlloi me dy plumba në bark efektivin, 42-vjeçari i armatosur ende në arrati! Policia 20 mijë euro shpërblim për informacion për çon në kapjen e tij