I rrezikshëm, bëni kujdes! Plagosja e efektivit, blindohet Tirana, Policia 20 mijë euro për “kokën” e Bozhanajt

Policia e Tiranës vendos shpërblim 20.000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit të plagosjes së efektivit të policisë në Tiranë, teksa iu apelon qytetarëve të bëjnë kujdes pasi është i armatosur.

Advertisements

Në foto: Autori Klered Bozhani

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor Edlir Alleshi.

Në foto: Efektivi i plagosur, Edlir Alleshi

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë.

Advertisements

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20.000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Artikulli paraprakKy është efektivi i “Shqiponjave” që mori 2 plumba në bark në Tiranë
Artikulli tjetërHoroskopi i Paolo Fox për ditën e nesërme, ja çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat