Ky është efektivi i “Shqiponjave” që mori 2 plumba në bark në Tiranë

Personi që shikoni në foto është efektivi i repartit “Shqiponja” Edlir Alleshi, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme, nga një person i armatosur, të cilin po e ndiqte në zonën e Kinostudios së bashku me kolegë të tij, pasi sinjalizimit se kishte armë dhe përbënte rrezik për komunitetin.

Advertisements

Alleshi mësohet se ka marrë dy plumba në bark dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe i është vënë pas autorit, i cili dyshohet se është larguar me një automjet nga vendngjarja, por që ende nuk dihet vendndodhja e tij e saktë.

Advertisements

Efektivi i plagosur Edlir Alleshi
Artikulli paraprakI FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një polic
Artikulli tjetërI rrezikshëm, bëni kujdes! Plagosja e efektivit, blindohet Tirana, Policia 20 mijë euro për “kokën” e Bozhanajt