Rusinë e bezdis Bujar Osmani, Rama e ngacmon: Po, është shqiptar

Këshilli i Sigurimit që po drejtohet nga kreu i qeverisë Edi Rama është shoqëruar me debate, ku shkak është bërë prania e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Advertisements

Përfaqësuesi i Rusisë ndërhyri në mënyrë që presidenti ukrainas të mos marrë fjalën në fillim në Këshillin e Sigurimit, ndërsa Rama i është kthyer duke iu drejtuar se Zelensky nuk do të flasë vetëm nëse Rusia ndalon luftën.

Gjithashtu përfaqësuesi rus ishte kundër faktit që ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani t’i jepej fjala në mbledhjen e kryesuar nga Shqipëria.

Advertisements

Rama i tha nuk e kupton se cili është problemi me Bujar Osmanin që si Përfaqësues i OSBE-së të flasë në këtë takim, duke thënë se pjesëmarrja e tij është vlerësuar si bazike.

Rama në cilësinë e drejtuesit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, i tha se Bujar Osmani është shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe i kërkoi përfaqësuesit të Rusisë, të jetë me i qartë se cili është problemi.

“Kam vështirësi për të kuptuar se cili është problemi, sepse OSBE ka një rol të rëndësishëm dhe ai është këtu për shkak të kontributit në këtë takim, duke u konsideruar si bazik.

Po, ai është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, por nëse jeni më eksplicit se cili është problemi, jam i gatshëm t’iu ndihmojë”, ka thënë Edi Rama.

Artikulli paraprak“Po ju përgjigjem si kryeministër i Shqipërisë, mos më provokoni”/ Vijon debati në Këshillin e Sigurimit, Rama kapet keq me delegacionin rus
Artikulli tjetërRama përplaset me Rusinë edhe për Kosovën: Pavarësisht sa përpiqeni, është shtet i pavarur!