Një grua në Berat humbi jetën pas lindjes së fëmijës së saj. 39-vjeçari nga Kosova, Fisnik Habibi tregoi se bashkëshortja po sillte në jetë fëmijën e tretë me operacion.
Advertisements
Operacioni kaloi me vështirësi dhe mundime, derisa gjendja e gruas pas lindjes vetëm sa shkonte keqësohej. Kështu ata u detyruan të nisen për në Itali, me shpresë që Miljeta .S do të gjente shërim, por për fat të keq ajo nuk arriti të mbijetojë. Miljeta vdiq duke lënë pas bashkëshortin me tre fëmijë të vegjël në shtëpi.
Fisniku pretendon se doktorët nuk ishin transparent në raport me shëndetin e bashkëshortes së tij, tashmë të ndjerë. Edhe 10 ditë pas operacionit gruaja nuk po përmirësohej, kishte dhimbje, qëndroi 2 ditë në Sanatorium dhe më pas u detyrua të kryente një tjetër ndërhyrje por nuk arriti që të mbijetonte.
Advertisements
Bashkëshorti i saj është në gjendje të rënduar emocionale dhe kërkon drejtësi, por edhe ndihmë ekonomike për të rritur 3 fëmijët e tij.