Droga po mbyt Shqipërinë/ Nuk përmbahet Blendi Fevziu, u bën thirrjen e fortë gjyqtarëve: Kur jepni dënime mendoni për fëmijët, po u shkatërrohet jeta nga droga!

Blendi Fevziu, ka komentuar operacionin e policisë “Tempulli”, ku pati qindra të arrestuar për shpërndarje narkotikësh, fakt që tregon se konsumi i drogës në Shqipëri është në nivele mjaft të larta.

Advertisements

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu bëri një thirrje për gjyqtarët, që kur japin vendime, të mendojnë edhe për shumë fëmijë dhe adoleshentë të cilëve u shkatërrohet jeta nga droga që shesin këta persona.

“Problemi është droga pranë shkollave të mesme, adoleshentëve. Aksioni ka patur si synim rrjetin e drogës, të fokusuar te shkollat. Ka ardhur si pasojë e dononcimeve nga prindër që kanë vënë re te fëmijët, një lloj varësie nga droga.

Advertisements

Si numër është shumë, nuk e di edhe burgjet a kanë vend t’i çosh kaq shumë. Ne nuk kemi patur goditje të tilla masive në Shqipëri. Këtu jemi përpara një fenomeni që ka ardhur për zgjidhje. Ka ardhur një moment që duhet të marrë një zgjidhje problematika e sigurisë në shkolla, që është edhe droga, me kë shoqërohen, alkooli, etj.

Duket se ka një vëmendje, që vjen edhe nga shqetësimi i prindërve.

Unë kam bërë një apel për gjyqtarët, kur vjen puna për t’i dënuar, ai gjyqtar që do të marrë vendimin, duhet të ketë parasysh ligjin, por edhe fëmijët, që u shkatërrohet e ardhmja.

T’i marrësh jetën në këtë mënyre një fëmije, është më kriminale se të qëllosh mbi fëmijën, sepse i jep një agoni afatgjatë.

Duhen ashpërsuar masat ndaj personave që veprojnë në këto kushte”, deklaroi Fevziu.

Artikulli paraprakApel për ndihmë! E braktisur nga e ëma, me babanë në burg, 8-vjeçarja që kujdeset për gjyshen e sëmurë
Artikulli tjetërBefason Angelina Jolie! Shkruan në shqip, përmend Shqipërinë dhe Kosovën