Për analistin Frrok Çupi, çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himraës, Fredi Beleri do të zgjidhet nga vendet perëndimore.
Advertisements
Në një intervistë televizive, Çupi u shpreh se sjellja e Greqisë përbën një goditje, por edhe provokim ndaj BE-së.
Sipas Çupit, Greqia është një shtet, i cili në mënyrë arbitrare po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë.
Advertisements
“Me siguri, ky debat, ky diskurs shkon në kupolën e aleatëve perëndimore, nuk zgjidhet dot në Shqipëri. Në Shqipëri do të zgjidhej, nëse Greqia do t’I imponohej tërësisht Shqipërisë, dhe nëse këtu nuk do të kishte prezencë të SHBA, NATO dhe BE. Atëherë do të zgjidhej në Shqipëri, në sensin më negativ të fjalës. Sot, do të zgjidhet sigurisht në BE. Sjellja e Greqisë ndaj Himarës është një goditje, ose një provokim ndaj BE dhe vlerave të saj qytetare dhe politike. Greqia është një shtet, i cili në mënyrë arbitrare po fut duart në punët e një shteti tjetër. Greqia është një shtet që po i thotë vetes që vendos unë për gjykatat e tua dhe për ligjin tënd.
Greqia tani po manifeston se ka një arsye të paramenduar pse mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë”, theksoi ai.