Lajm i keq për EURON/ Ja me sa këmbehen monedhat e huaja në Shqipëri

Java nuk ka nisur e mirë për monedhat e huaja. Euro e ka nisur përsëri me rënie duke zbritur poshtë nivelit të 107 lekëve.

Advertisements

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, sot euro këmbehet mesatarisht me 106.39 duke humbur kështu 0.56 pikë nga e premtja.

Në shitje euro po këmbehet me 106.98, ndërsa po blihet me 105.83. Së bashku me euron, të njëjtën trajektore rënëse po ndjekin edhe valutat tjera kryesore në vend, si paundi apo dollari.

Advertisements

Dollari ka pësuar një rënie me 0.52 duke u këmbyer me 99.75. Paundi këmbehet me 123.64 duke humbur 1.06 pikë.

Artikulli paraprakAkuzohet për tradhëti të lartë/ Deputeti rrezikon 15 vite burg
Artikulli tjetër“Spaçatorët dalin nga burgu në janar ose…”/ Eksperti: Aq shumë ka kokainë në Shqipëri, sa ka rënë çmimi