Një ngjarje horror është bërë publike në Poloni, pasi trupat e tri foshnjave të porsalindura u gjetën në bodrumin e një shtëpie.
Advertisements
Babë e bijë, Piotr Gierasik, 54 vjeç dhe Paulina Gierasik, 20 vjeçe janë vënë në prangat e policisë pas zbulimit të ngjarjes në fjalë.
Ata kishin marrëdhënie incesti, marrëdhënie nga e cila erdhën në jetë dy nga fëmijët, eshtrat e të cilavë u gjetën në bodrum.
Advertisements
Ndërsa fëmija tjetër ishte nga një marrëdhënie që kishte pasur 54-vjeçari me vajzën tjetër të tij që e kishte detyruar të kryente marrëdhënie jashtë dëshirës së saj.
15 vite më parë gruaja e Piotrit ndërroi jetë dhe ai u detyrua të rriste dhjetë fëmijët i vetëm në fshat. Pjesa më e madhe e fëmijëve u larguan pasi u rritën.
Fqinjët i njihnin si njerëz të qetë dhe të mirë.
Gjatë kohës që e Paulina ishte shtatzënë ajo ishte vënë re nga fqinjët, por nuk e kishte pohuar një gjë të tillë, kishte marrë 3 javë pushim dhe ishte rikthyer sërish në punë.
Paulina Gierasik është akuzuar për vrasje dhe për marrëdhënie incesti me babain e saj.
Ndërsa Piotrit u akuzua për tri akuza për vrasje, një akuzë për incest me vajzën e tij 20-vjeçare dhe një akuzë për lidhje incesti me një vajzë tjetër”.
Zbulimet e zymta erdhën pasi policia mori një njoftim nga shërbimet sociale./ CNA