Aksident në Elbasan, ka të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. Në rrugën “Qemal Stafa”, një automjet “Volsewagen” me drejtues shtetasin 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin 76 vjeç, banues në Kusarth. I moshuari është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Advertisements

Rreth orës 08:30, në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin, 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin, 76 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan.

I aksidentuari është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa me drejtuesin e automjetit, po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakLulishtja me emrin e babait të Mitsotakis në Dropull, komentuesit shpërthejnë ndaj Ramës: Nesër do të kërkojnë edhe sheshin
Artikulli tjetërI fundit! Apeli i GJKKO jep vendimin për Belerin