Lulishtja me emrin e babait të Mitsotakis në Dropull, komentuesit shpërthejnë ndaj Ramës: Nesër do të kërkojnë edhe sheshin

Marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut grek Kyriakos Mitsotakis, nuk janë në pikën më të lartë, kjo për shkak të çështjes “Beleri”.

Advertisements

Jo më larg se dje kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se marrëdhëniet Shqipëri-Greqi po përmbysen, dhe kërcënoi me bllokimin e integrimit në BE, Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet me një tjetër mënyrë.

Ai ka shpërndarë në Facebook sheshin që po ndërton “Rilindja Urbane” në fshatin minoritar të Derviçanit në Dropull. Aty do të vendoset edhe busti i babait të kryeministrit grek që sot kërcënon të ardhmen e popullit shqiptar.

Advertisements

“Kantieri i Rilindjes Urbane në zemër të Derviçanit, qendrës së bashkisë së Dropullit, e cila do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit”, shkruan Rama.

Sakaq, nuk kanë munguar komentet thumbuese për këtë situatë. Dikush i shkruan Ramës se sot vuri një emër grek në një shesh në tokën shqiptare, por duhet të tregojë kujdes se nesër grekët ngrenë pretendime territoriale mbi atë shesh.

Artikulli paraprakNuk do të ketë më regjistër fizik, ja si do të procedojnë mësuesit me hedhjen e notave dhe mungesave
Artikulli tjetërAksident në Elbasan, ka të plagosur