E hëna do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë.
Advertisements
Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale pritet përsëri rreth 30 gradë Celsius.
Rrallë në ndonjë zonë mund të ketë ndonjë zhvillim të izoluar.
Advertisements
Nga e marta do të vazhdojë moti i ngrohtë, por do të fillojnë të shpeshtohen edhe zhvillimet e vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në shumë zona kontinentale të territoreve tona.
Freskim të motit do të ketë kryesisht në zonat që do të preken nga rrebeshet e shiut.