Përgjakën rrugët në Shqipëri! Kamioni “kokë më kokë”

Një aksident me një të vdekur ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnje.

Advertisements

Një ambulancë është përplasur me një kamion. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e autostradës Lushnje-Fier.

Ambulanca po transportonte një pacient drejt Tiranës, i cili si pasojë e aksidentit ndërroi jetë në vend.

Advertisements

Të plagosur kanë mbetur shoferi i ambulancës dhe infermieri që e shoqëronte pacientin.

Dëme ka pësuar edhe kamioni. Policia ka nisur hetimet për rastin.

Artikulli paraprak“Prindërit u divorcuan kur isha 7-muajshe, mami më la në moshën 2-vjeçare”, fëmijëria e vuajtur e Vanesës
Artikulli tjetërNë Shëngjin pushimet vazhdojnë, shqiptarët nga Kosova zgjedhin ta kalojnë fundjavën në plazh