Përhapën foto të rreme për Ervis Martinajn sikur ishte në Meksikë, reagon personi: Bastardë! Mos abuzoni me imazhin tim!

TIRANË- Në rrjetet sociale dhe në disa portale, u shpërnda një ditë më parë një foto ku shkruhej se ishte e Ervis Martinajt, e se ishte bërë në Meksikë. Kjo ngriti dyshimet se Martinaj ishte gjallë e se po fshihej në Meksikë, por e vërteta është ndryshe.

Advertisements

Personi në foto nuk rezulton të jetë Martinaj, por dikush tjetër që i përngjan. Pikërisht ky person ka përgënjeshtruar lajmet, duke deklaruar se mediat dhe njerëzit në rrjetet sociale po abuzojnë me imazhin e tij.

Fati i Ervis Martinajt ka qenë mister që nga muaji gusht i vitit të shkuar. Për herë të fundit, Martinaj është parë më 5 gusht, në orën 21:15, në një hotel në Durrës.

Advertisements

Artikulli paraprakMoti i keq ‘tremb’ pushuesit/ Stuhia dhe reshjet e dendura të shiut ‘pushtojnë’ Shëngjinin, turistët braktisin plazhin
Artikulli tjetërVodhi një palë syze dielli në aeroport, arrestohet politikani i njohur (Emri)