Kursi i këmbimit e mbyll javën nën “diktatin” e Lekut, Euro drejt…

Euro e mbylli javën me një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me Lekun.

Advertisements

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 105.62 lekë. Që nga fillimi i muajit qershor, kursi Euro-Lek ka rënë me 3.9%, ndërsa krahasuar me një vit më parë kursi i këmbimit ka rënë me 12.1%.

Zhvlerësimi i Euros po tërheq në rënie të mëtejshme edhe valutat e tjera kryesore.

Advertisements

Dollari Amerikan u këmbye sot me 98.07 lekë, në nivelin më të ulët që prej gushtit të vitit 2011. Paundi Britanik zbriti në një minimum të ri historik, në nivelin 122.97 lekë.

Franga Zvicerane gjithashtu pësoi rënie të mëtejshme në 108.86 lekë, niveli më i ulët që prej qershorit të vitit 2019.

Ekspertët mendojnë se ecuria e kursit gjatë kësaj periudhë është rezultat i një oferte valutore shumë të lartë në tregun vendas, i ndërthurur ndoshta edhe me efektin psikologjik.

Tregu ka krijuar pritshmëritë e forta se Leku do të vazhdojë të forcohet gjatë sezonit veror dhe kjo mund të ketë sjellë edhe një nxitim për të shitur euro gjatë javëve të fundit.

Kjo e ka rritur edhe më shumë ofertën, duke e zhvlerësuar më tej monedhën europiane. Meqenëse Euro është monedha referuese për tregun financiar shqiptar, zhvlerësimi i saj po përcillet edhe tek valutat e tjera.

Duke parë ritmet e shpejta të rënies së Euros, sidomos në dy javët e fundit, tashmë ka ekspertë që mendojnë se arritja e kufirit të 100 lekëve këtë vit nuk është për t’u përjashtuar.

Leku më i fortë se kurrë në kursin e këmbimit ka filluar të japë ndikime të rëndësishme në ekonomi. Importet e vendit po bëhen më të lira, megjithëse kjo ende nuk është ende shumë e prekshme në çmimet e konsumit. /Monitor

Artikulli paraprakLuizi ‘mposhtet’ nga njeriu që nuk ia merrte mendja kurrë, ja çfarë ka ndodhur me VIP-at e BBVA
Artikulli tjetërParalajmërimi, Artan Hoxha nxjerr foton: Nuk do të jetë e largët dita kur të…