Ra nga kati i 6-të i hotelit, DETAJE të reja nga vdekja tragjike e turistes polake në Durrës

Një turiste 55-vjeçare polake ka humbur jetën orët e paar të ditës së sotme për shkak se ka rënë aksidentalisht nga kati i 6-të i një hoteli në qytetin e Durrësit.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hotel Royal në zonën e plazhit, ku ishte duke pushuar turistja.

Burime për Faxnews bëjnë me dijse se rënia ka qenë aksidentale, dhe turistja 55-vjeçare ka pasur probleme shëndetësore, konkretisht me tensionin.

Advertisements

Në momentin e ngjarjes po të njëjtat burime bëjnë me dije se turistja polake ka qenë në gjendje të dehur, sakaq përsa i përket kushteve të hotelit bëhet me dije se është një ndërtesë relativisht e re dhe se nuk ka pasur probleme me sigurinë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me kushtet e sigurisë në këtë hotel dhe rrethanat e ngjarjes me fund tragjik.
Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprakSPAK e burgosi, Vangjush Dako përfundon në të njëjtën qeli me…
Artikulli tjetërPamje tronditëse/ Peshkaqeni tigër ‘gëlltit’ të riun rus. Turistët e filmojnë të tmerruar(Video)