Fermerja Rigerta Loku tha se produktet e qumështit janë shtrenjtuar aq shumë sa tashmë mund të konsiderohen produkte luksi.
Advertisements
Në një intervistë për Euornews Albania ajo tha se çmimi i djathit të dhisë është rritur aq shumë sa “tashmë mund ta hanë vetëm politikanët, ndërsa qytetarët do pinë hirrën”, kështu tha me humor fermerja Loku.
“Produktet e malit janë bërë produkte luksi. Një njeri i thjeshtë, që punon në sektorin privat, nuk ka mundësi të blej një kile djathë që ka shkuar 1200-1400 lekë kilja për djathin e dhisë.
Advertisements
Ai nuk ka mundësi ta marrë do shkojë ta blejë te marketi i lagjes me 500 lekë dhe nuk do blejë produktin që është 80% bio. Me këto pagat e deputetëve që dolën tani dhe me çmimin e produkteve u them këtyre komshinjve: Djathin do e hanë deputetët, hirrën do pini ju”,-tha Rigerta Loku.