Fëmija i vdiq pasi e harroi në makinë, flet babai polic

Nuk e di se çfarë ndodhi, isha i bindur që e kisha lënë vajzën në çerdhe”.

Advertisements

Kështu është shprehur babai i vajzës 14-muajshe të gjetur pa jetë brenda makinës së tij gjatë marrjes në pyetje të kryer para hetuesve. Mediat italiane bëjnë të ditur se karabinieri 45-vjeçar italian është nën hetim për braktisje të të miturve.

Vajza 14-muajshe u gjet dje e pajetë në sediljen e pasme të një makine në zonën Cecchignola të Romës, e harruar nga babai i saj, i cili duhej ta çonte në çerdhe.
Sipas hetuesve, babai i saj kishte harruar ta çonte në çerdhen e fëmijëve që ndodhet disa dhjetëra metra larg zyrës së tij.

Advertisements

Makina është e sekuestruar, ndërkohë që hetuesit do të duhet të kryejnë një sërë kontrollesh në mjet për të sqaruar saktësisht se çfarë ka ndodhur.
Mëngjesin e djeshëm, sipas rikonstruksioneve të para të asaj që ndodhi, babai i foshnjës, një karabinier në detyrë në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes, duhet ta kishte shoqëruar vajzën e tij në çerdhe, ndërsa nëna duhet ta kishte marrë përsëri pasdite.

Por pas mbërritjes së gruas, edukatoret i shpjeguan se vajza e saj nuk kishte ardhur kurrë në shkollë.

Kur gruaja pa makinën e burrit të saj me foshnjën brenda, u frikësua dhe e ndihmuar nga një kalimtar vendosi të thyente xhamin në përpjekje për të nxjerrë foshnjën e gjallë, por fatkeqësisht ishte e kotë.

Artikulli paraprakE shtuna apo e diela, cila do të jetë dita më e favorshme për plazh? Lajda Porja tregon si do të jetë moti në fundjavë
Artikulli tjetërTuristja polake bie nga kati i 6-të i hotelit, policia zbardh detajet