Fermerja Rigerta Loku tha në një intervistë për “Good Morning Albanians”, se njerëzit duhet të shqetësohen për produktet që blejnë nëpër supermarkete, sidomos për produktet e bulmetit, pasi tashmë nuk po dinë më se çfarë po hanë.
Advertisements
E ftuar për të folur rreth ndikimit të qumshtit pluhur në produktet e bulmetit ajo tha se në prodhimin e saj ajo nuk përdor kurrë qumësht pluhur, por me kalimin e viteve numri i bagëtive është ulur ndaj kjo e vështirëson më shumë punën dhe sasinë e prodhimit.
“Kjo është një temë që vazhdon prej vitesh me radhe. Fermerët e vegjël nuk janë përkrahur nga shteti. sot jemi në këtë numër të vogël krerësh bagëtish sepse mbështetja nuk ka qenë e vazhdueshme dhe kjo është e vërtetë.
Advertisements
Por për këtë fakt duhet të shqetësoheni, aq sa shqetësohemi ne që punojmë në shat në blegtori e bujqësi, duhet të shqetësoheni ju që shkoni në supermarket e nuk e dini se çfarë hani. Diferenca mes meje e jush është sepse ju nuk e dini çfarë e hani”,-tha fermerja Rigerta Loku.