Policia e Gjirokastrës është vënë në ndjekje të një rasti që pretendohej për dhunë në familje. Më konkretisht, përmes dy letrave të publikuara në internet, “gruaja” kërkonte ndihmë pasi dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti.
Advertisements
Menjëherë pas publikimit të rastit, shërbimet e Policisë kanë nisur verifikimet mbi pretendimet që ngrihen në letrat e publikuara.
Nga veprimet e shpejta procedurale rezultoi se këto 2 letra janë shkruar nga një shtetase e mitur, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po ashtu, dhe nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se pretendimet që kjo shtetase ka ngritur në të dyja letrat, janë të pavërteta.
Advertisements
DVP Gjirokastër/Sqarim
Në lidhje me 2 letra të postuar ditën e djeshme në rrjetet sociale, përmes të cilave, një shtetase banuese në lagjen “Granicë”, Gjirokastër pretendonte se dhunohet nga bashkëshorti i saj dhe se për këtë shkak kërkonte ndihmën e Policisë, ju bëjmë me dije se:
Menjëherë pas publikimit të rastit, shërbimet e Policisë kanë nisur verifikimet mbi pretendimet që ngrihen në letrat e publikuara.
Nga veprimet e shpejta procedurale rezultoi se këto 2 letra janë shkruar nga një shtetase e mitur, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se pretendimet që kjo shtetase ka ngritur në të dyja letrat, janë të pavërteta.