Euro në “rënie të lirë”/ Parlajmëron Artan Hoxha: Çunat nga Ekuadori më thanë se dollari…

Luhatja e monedhave të huaja në Shqipëri, ka marrë vëmendjen e të gjithë analistëve ekonomikë.

Advertisements

Por edhe gazetarit Artan Hoxha, i cili në një postim në Facebook, shkruan se ka komunikuar me “çunat” në Ekuador, të cilët e kishin informuar se atje nuk kishte asnjë lëvizje të këmbimit të dollarit amerikan.

“Mbani frymen njerez…. Euro me në fund, pas shume sakrificash, zbriti në rekordin historik prej 105.6 lekesh… Çunat ne Guayaquil, qytetin me kater porte, apo i njohur ndryshe si porti me i madh boteror nga ku nisen dergesat e kokaines, me thone se dollari amerikan (monedha kombetare e Ekuadorit) nuk ka levizur as centin… Keshtu si ka nisur kjo vere, per hajer na dalte!!!!,”-shkruan Artan Hoxha.

Advertisements

Leku po fiton pozita gjithnjë e më të forta në kursin e këmbimit kundrejt valutave kryesore. Sipas agjentëve të këmbimit, rënia e vlerës së euros shpjegohet me ofertën shumë të lartë të valutës në treg. Kjo ofertë përkon fillimin e sezonit turistik, por sigurisht jo me pikun e këtij sezoni, ndaj ndoshta vetëm turizmi nuk e shpjegon dot ofertën shumë të lartë valutore në treg.

Artikulli paraprakVOA ngre dyshime të forta ndaj draftit të Ramës për asociacionin e komunave: E paqartë nëse dokumentin e ka hartuar qeveria apo i është ofruar…
Artikulli tjetërÇdo orë 5 shqiptarë ikin nga vendi, shumica nuk kthehen më