Deputeti Flamur Noka në fjalën e tij në Kuvend ka akuzuar qeverinë Rama sa ka shantazhuar qytetarët në zgjedhjet e 14 majit me vendet e punës.
Advertisements
Gjithashtu Noka theksoi se sa janë në pushtet bëjnë si të fortë, ndërsa theksoi se krimet elektorale nuk do të harrohen.
Më tej Noka ka paralajmëruar Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manjën që të bëjë kujdes nga shitja.
Advertisements
Pjesë nga debati:
Flamur Noka: Ose do të bëhesh kamikaz i Rilindjes ose nuk ke punë as në policinë e Shtetit. E ka thënë ky i juaji, s’keni parë gjë akoma. Ju i shndërroni në kamikazë njerëzit e lirë. Mbajini kriminelët elektoralë, por mos harroni se çdo gjë do të paguhet. Asgjë nuk do të kalojë, janë në pushtet dhe fryhen si gjela, edhe Gjushi këtë bënte dilte blinte vota, shantazhonte, por e shiti babloku, Ulsi bëj kujdes nga shitja.
Ulsi Manja: Flamur thuaj Saliut të mos mërzitet për Dakon se do ta njoftoj një javë para. Meqë më akuzoi se kisha dekonspiruar sekretin, do ta konsumoj dhe një akuzë tjetër dhe do ta njoftoj një javë më para.