Çfarë po ndodh në Tiranë? Makina shpërthen në flakë. Zbardhen detajet

Një mjet ka marrë flakë në lëvizje e sipër në afërsi të mbikalimit të Selitës në Tiranës.

Advertisements

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se mjeti është djegur plotësisht. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Në njoftimin e Policisë thuhet: Me datë 14.10.2022, në afërsi të nënkalimit të Selitës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin D. S. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Advertisements

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”.

Foto Ilustruese
Artikulli paraprakMoti i keq në Kretë, zhduket 50-vjeçarja nënë e dy fëmijëve
Artikulli tjetër‘Tentoi të më futej në dhomë’! Luiza Gega rrëfen momentin më të sikletshëm