Shpërthim i fuqishëm në një minierë në Turqi, 14 të vdekur dhe dhjetëra të bllokuar nën tokë

Të paktën 14 minatorë kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë bllokuar qindra metra nën tokë, pas një shpërthimi të fuqishëm në një minierë qymyri në Turqinë veriore.

Advertisements

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dërgoi menjëherë ministrat e tij të brendshëm dhe të energjisë në vendngjarje për të mbikëqyrur përpjekjen e shpëtimit.

Advertisements

Guvernatori lokal Nurtac Arslan u tha se pesë persona ishin bllokuar 350 metra nën tokë dhe 44 të tjerë në një vend tjetër 300 metra nën tokë. Ekipet e kërkim shpëtimit janë angazhuar për nxjerrjen e punëtorëve të bllokuar në minierë.

Artikulli paraprakSali Berisha feston sot ditëlindjen, sfidat e kryetarit të PD në këtë 78 vjetor
Artikulli tjetërA jeni gati? Këto janë tre shenjat e horoskopit që do të kenë një fundjavë të bukur