Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot ditëlindjen e tij të 78-të, shkruan newsbomb.al. Kjo ditë e gjen Berishën më të motivuar për të mbrojtur të vërtetat që ai vetë beson dhe me misionin për të marrë pushtetin, pas dy mandatesh në opozitë.
Advertisements
Mbështetësit e tij dhe aktivistë të Partisë Demokratike kanë nisur urimet prej orëve të para të këtij 15 tetori, duke ndarë foto që kanë realizuar me të më parë dhe i urojnë jetë të gjatë.
Kjo ditëlindjen e gjen realisht më të motivuar doktorin, pasi ka marrë drejtimin e PD dhe synon një fitore të bujshme në zgjedhjet lokale të pranverës 2023. Është hera e parë që opozita futet në garë për pushtetin vendor.
Advertisements
Gjashtë vite më parë kur në krye të selisë blu ishte Lulzim Basha, partia më e madhe opozitare nuk votoi Reformën Territoriale dhe ndarjet e reja të bashkive, ndërsa në vitin 2019 nuk u nxori asnjë kandidat duke i bojkotuar lokalet.
Po ashtu, kjo ditëlindje e gjen Sali Berishën përballë një sfide të madhe siç është bashkimi i Partisë Demokratike, shkruan newsbomb.al. Që prej dorëheqjes së Lulzim Bashës, kjo forcë politike është e ndarë në dy grupime që vetëm ditët e fundit kanë pranuar të negociojnë. Dhe kjo jo për bashkim, por për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhje.