“Zgjate se do kënaqesh…”/ ‘Ndizen’ gjakrat, Robert Aliaj shpërthen ndaj gazetares së njohur

Tema e ditës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan trajton mundësinë e ruajtjes së një miqësie me ish-partnerin. Gjatë rrjedhës së diskutimit, Katerina Trungu pyet Robert Aliajn, i cili ndodhet në lidhje “Skype” se si është të kesh një marrëdhënie me një artist.

Advertisements

Robert Aliaj: Kur ti zgjedh sepse arsyet nuk ishin epshi, e bla bla e 100 gjëra të tjera që ky njeri ka këto vlera, nuk besoj që ka surpriza më vonë. Ti pikërisht atë dimension do të atij, që ai zgjohet në 2 të natës, shkon dhe krijon dhe ti vetë do bëhesh pjesë e historisë, duke u zgjuar vetë, duke shkuar vetë e duke përjetuar se është një performancë kur një artist humbet kontaktin me ambientin. Ju do t’i kujtoni këto kur ai nuk është më aty dhe nuk është faji i tij, ai është një qenie hyjnore që humbet dhe gravitetin, ai është në qiell.

Më tej, në ligjërimin e tij, Alia shton se në rastin e një dashurie të tillë, artisti të lëndon sepse nuk është me këmbë në tokë, teksa ti duhet ta përjetosh këtë gjë. Karaiskaj ndan një mendim tjetër i cili “ndez” pak gjakrat mes tyre.

Advertisements

Dasara Karaiskaj: Kjo është dashuria pasionante kjo që përshkrove, është ajo që përjeton çdo njeri, artist ose jo.

Robert Aliaj: Po flas në procesin e krijimit, tani mos të futemi kot, po flas për tjetër gjë.

Dasara Karaiskaj: Nuk më dëgjon, nuk e di pse sa herë flas unë të duket sikur po kundërshtoj, por…

Robert Aliaj: Kam përshtypjen që flet kot, futesh dhe flet kot. Pse? Se nuk e zgjat këtë që po them unë, zgjate dhe do kënaqem, seriozisht. Procesi i dashurisë me procesin e krijimtarisë s’ka asnjë lidhje, po them është hyjnore.

Dasara Karaiskaj: Zotëri, je duke folur ti kot. Çështja është ta kapim problemin nga thelbi, të merremi pak me mentalitetin e shqiptarit që me këtë rast, ne njerëzit që dalim në televizor, mbase që jemi dhe çikë më modernë si puna jote dhe ta ndihmojmë këtë milet që të ecë përpara. Mos të dëgjojmë raste si ai i Dibrës dy ditë më parë që u shqyen për mentalitet dhe pastaj del një tjetër që na thotë që të ndahesh në mënyrë paqësore qenka shumë e bukur. Domethënë shohim këto patetizmat e Instagramit që na hapin barkun dhe pastaj kemi një realitet pa u larguar shumë nga Tirana dhe pa qenë njeri i televizorit ose Instagramit…

Dasara Karaiskaj: Tani mos më ndërprit pra se u mërzite tani se të ndërpreva.

Robert Aliaj: Divorcet janë gjithmonë produkt i marrëdhënieve jo të shëndetshme. Nuk ka divorc që vjen si konkluzion i marrëdhënies së mirë. Pra, erdhëm në divorc, erdhëm për shumë arsye. Të vërteta ose të pavërteta.

Dasara Karaiskaj: Po mirë, mund të mos ketë asnjë arsye, s’e do më tjetrin, ç’domethënë kjo!

Robert Aliaj: Pikërisht, kjo është arsyeja kur nuk e do tjetrin por këtu je e paqartë edhe për gjërat që thua.

Dasara Karaiskaj: Si qenkam unë e paqartë dhe s’qenke ti?

Artikulli paraprakBE ‘shuplakë’ Serbisë, e kërcënon me pezullim të
Artikulli tjetërDonte t’i vriste të gjithë! Fiqiri Mjeshtri erdhi posaçërisht nga Anglia për problemin e vajzës